Italianët e bëjnë “hor” sulmuesin serb, s’i bëri përshtypje eliminimi i Juventusit nga Kupa
Sulmuesi serb i Juventusit, Dushan Vlahoviq është në qendër të vëmendjes, për të keq, në Itali. Juventusi u eliminua nga Kupa e Kosovës në gjysmëfinale nga Interi me rezultat të përgjithshëm 2:1 pas dy takimeve, shkruan lajmi.net.\ Vlahoviq e ka ndjekur takimin e dytë në “Giuseppe Meazza” nga tribuna pasi nuk u përfshi për atë…
Sport
Sulmuesi serb i Juventusit, Dushan Vlahoviq është në qendër të vëmendjes, për të keq, në Itali.
Juventusi u eliminua nga Kupa e Kosovës në gjysmëfinale nga Interi me rezultat të përgjithshëm 2:1 pas dy takimeve, shkruan lajmi.net.\
Vlahoviq e ka ndjekur takimin e dytë në “Giuseppe Meazza” nga tribuna pasi nuk u përfshi për atë ndeshje për shkak të lëndimit.
Mediumi i madh italian “CorrierodelloSport” ka kritikuar sulmuesin serb për mënyrën se si reagoi ai në golin e Interit, gol i cili e eliminoi “Zonjën e Vjetër”.
Reagimi i “ftohtë” akull i serbit ka tërbuar shumë tifozët e Juventusit, shkruan gjithashtu gazeta italiane.
“Në rrjetet sociale ka pasur tifozë që kanë vënë re qëndrimin e Vlahoviqit në tribuna, mjaft të butë, pavarësisht eliminimit të Juventusit. Kishte edhe nga ata që prisnin një reagim ndryshe, ndoshta edhe zemërim, por sigurisht jo këtë të qetë. Serbi u përmbajt, për shumë njerëz edhe shumë, duke lënë përshtypjen e mosinteresimit” – thuhet më tej në artikullin e gazetës.
Ndryshe, Interi në finalen e madhe të Kupës së Italisë do të përballet me fituesin e takimit Cremonese – Fiorentina./Lajmi.net/