Zërat për krisje në marrëdhënien me Ronaldon, Georgina thyen heshtjen
Prej ditësh qarkullojnë thashethemet se lidhja e gjatë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez është në krizë. Me atë rast, Georgina u shpreh, duke thënë se nuk ka asnjë të vërtetë në ato histori, transmeton lajmi.net. Në orët e vona të mbrëmjes, Georgina postoi në Instagram një fotografi me një përshkrim që sqaroi shumëçka. “Njerëzit…
Sport
Prej ditësh qarkullojnë thashethemet se lidhja e gjatë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez është në krizë.
Me atë rast, Georgina u shpreh, duke thënë se nuk ka asnjë të vërtetë në ato histori, transmeton lajmi.net.
Në orët e vona të mbrëmjes, Georgina postoi në Instagram një fotografi me një përshkrim që sqaroi shumëçka.
“Njerëzit xheloz sajojnë histori dhe thashethemet i përhapin ato”, shkroi ajo në rrjetin social.
Kështu ajo i ka dhënë fund thashethemeve se nuk është në marrëdhënie të mira me të dashurin e saj.
Kujtojmë, së fundmi mikja e çiftit të njohur Filipa Castro ka mohuar se çifti i njohur është në krizë të rëndë./Lajmi.net/