​Interi në finale të Kupës së Italisë

Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë. ‘Nerazzurri’ fitoi 1:0, (2:1) nga të dyja ndeshjet ndaj Juves, shkruan lajmi.net. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Federico Dimarco. Ai realizoi pas asistimit të Nicolo Barella, në minutën e 15’ të ndeshjes. Gol shënoi edhe Edin Dzeko për Interin, por VAR e anuloi…

Sport

26/04/2023 22:54

Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë.

‘Nerazzurri’ fitoi 1:0, (2:1) nga të dyja ndeshjet ndaj Juves, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Federico Dimarco.

Ai realizoi pas asistimit të Nicolo Barella, në minutën e 15’ të ndeshjes.

Gol shënoi edhe Edin Dzeko për Interin, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Juventusi krijuan mundësi për të barazuar shifrat, megjithatë nuk ishin të aftë.

Interi në finale do përballet me fituesin e çiftit Fiorentina – Cermonese, që zhvillohet nesër./Lajmi.net/