Guardiola flet para ndeshjes “jetike” kundër Arsenalit: Ata ishin të pandalshëm, na duhet edhe shumë punë

Manchester City dhe Arsenali do ta zhvillojnë sonte kryendeshjen e javës së 33-të dhe një nga takimet kryesore të sezonit në Premierligë. Stadiumi “Etihad” është arenë e betejës ndërmjet dy rivalëve kryesor në luftë për titull të kampionit me fillim nga ora 21:00. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në një konferencë për…

Sport

26/04/2023 10:50

Manchester City dhe Arsenali do ta zhvillojnë sonte kryendeshjen e javës së 33-të dhe një nga takimet kryesore të sezonit në Premierligë.

Stadiumi “Etihad” është arenë e betejës ndërmjet dy rivalëve kryesor në luftë për titull të kampionit me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në një konferencë për media në prag të këtij takimi.

Ai ka vlerësuar ekipin londinez për edicionin e zhvilluar, ndërsa ka thënë se edhe në rast të fitores, City ka ende punë drejt titullit kampion.

“Është e rëndësishme që ne jemi ende atje. Gjithmonë muaj më parë kam thënë, ‘shpresoj se do të kemi shansin’. Pas Arsenalit kemi ende shtatë ndeshje për të luajtur që janë shumë. Nuk janë 50 apo 20 ndeshje, por shtatë ndeshje, janë ende shumë, sigurisht me përfshirjen tonë në Ligën e Kampionëve, por ky është pozicioni. Për fat të mirë, ne jemi këtu”, tha Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Premierliga është Premierligë. Pas shumë muajsh, të luash në shtëpi kundër ekipit që ka qenë më i miri në ligë. Mund të harrojmë se jemi pesë pikë prapa, ky është realiteti. Njerëzit thonë “nuk kanë mbetur dy ndeshje në dorë”, ne duhet të fitojmë. Unë do të preferoja t’i luanim këto dy ndeshje dhe të kishim gjashtë pikë, sepse ne duhet t’i fitojmë ato dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

“Nuk e kisha ndjenjën se po bënim një sezon të keq ose po humbnim shumë ndeshje. Problemi ishte se Arsenali ishte i pandalshëm. Ata fituan 50 pikë në një pjesë. Mendoj se nuk kemi rënë shumë në krahasim me sezonet e mëparshme. Por në fund ne ishim të qëndrueshëm, vazhduam të besojmë, qëndruam atje, ndeshje pas ndeshje duke ditur se çfarë duhet të bëjmë dhe në fund situata është kjo”, deklaroi Guardiola.

“Qytetarët” janë në pozitën e dytë me 70 pikë, pesë më pak se Arsenali lider dhe që ka dy takime më shumë të zhvilluar kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në fund.

Kujtojmë se ndeshjen e parë të sezonit në “Emirates Stadium” e kishte fituar Manchester City me rezultat 1:3 kundër Arsenalit./Lajmi.net/