Broja kalon testin, mposht bashkëlojtarët e tij

Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi i gjatë që ka kaluar. Sulmuesi ka nisur që të stërvitet dhe do të jetë gati për ndeshjet që do të zhvillohen gjatë periudhës së verës, kur Chelsea të bëhet gati për nisjen e sezonit të ri. Ndërkohë një test i veçantë është zhvilluar te londinezët me Brojën, Madueke…

Sport

20/04/2023 19:22

Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi i gjatë që ka kaluar. Sulmuesi ka nisur që të stërvitet dhe do të jetë gati për ndeshjet që do të zhvillohen gjatë periudhës së verës, kur Chelsea të bëhet gati për nisjen e sezonit të ri.

Ndërkohë një test i veçantë është zhvilluar te londinezët me Brojën, Madueke dhe Joao Felix. Të tre futbollistët kanë pasur disa pyetje për shokët e ekipit dhe ata duhej të përgjigjeshin. Në fund rezultoi se Broja kishte më tepër përgjigje të sakta dhe i njihte më shumë shokët e skuadrës.

Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë humbi sezonin pas një lëndimi që e pësoi ndaj Aston Villas (ndeshje miqësore) gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar./Lajmi.net/