Largimi i parë i amerikanëve nga Chelsea, Thomas Tuchel ia merr asistentin e suksesshëm

Skuadra e Chelseat ka filluar të bëjë një ‘pastrim’ pas një sezoni të dështuar. Pronari i klubit nga Londra, Todd Boehly mbrëmë ishte në Munih për ta shikuar ndeshjen mes Bayernit dhe Manchester Cityt. Sipas mediave të huaja, Thomas Tuchel e dëshiron me çdo kusht asistentin, Anthony Barry dhe thuhet se marrëvshja tashmë është mbyllur…

Sport

20/04/2023 16:06

Skuadra e Chelseat ka filluar të bëjë një ‘pastrim’ pas një sezoni të dështuar. Pronari i klubit nga Londra, Todd Boehly mbrëmë ishte në Munih për ta shikuar ndeshjen mes Bayernit dhe Manchester Cityt.

Sipas mediave të huaja, Thomas Tuchel e dëshiron me çdo kusht asistentin, Anthony Barry dhe thuhet se marrëvshja tashmë është mbyllur me sukses, shkruan Lajmi.net

Klubi i Bayernit duhet të paguaj plotë 1 milion euro për t’i siguruar shërbimet e ish-futbollistit të Fleetwood Town dhe Converty City.

Tuchel me Barryn ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe ishte njeri kyç në suksesin e Chelseat.

Barry luan rolin e asistentit edhe te Kombëtarja e Portugalisë me trajnerin Roberto Martinez, kurse te Blutë e Londrës është pjesë që nga viti 2020./Lajmi.net/