Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë Tobias Billstrom viziton Kosovën, pritet të takohet me Kurtin e Osmanin

Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom pritet që gjatë ditës së sotme të vizitojë Kosovën. Ai gjatë vizitës në Kosovë do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani. ‘’Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin për Punë…

Lajme

20/04/2023 10:38

Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom pritet që gjatë ditës së sotme të vizitojë Kosovën.

Ai gjatë vizitës në Kosovë do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

‘’Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin për Punë të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström’’ thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.

Ndërsa takimi me kryeministrin Kurti pritet të nis nga ora 15:35 minuta.

Theksojmë se Ministri i  Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom gjatë ditës së djeshme qëndroi në Beograd ku zhvilloi takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Diplomati suedez dje ka theksuar që pret zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes dhe aneksit të saj, në mes të Kosovës dhe Serbisë./Lajmi.net/