Barcelona ka kompletuar dokumentat, presin përgjigje nga FFP për ta regjistruar transferimin e ri
Skuadra e Barcelonës ende pa u hapur afati i transferimeve ka siguruar një futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Athletic Bilbao, Inigo Martinez. Sipas gazetarit, Fabrizio Romano – klubi katalunas ka bërë gati të gjitha dokumentet dhe një kontratë dy-vjeçare për mbrojtësin spanjoll, shkruan Lajmi.net Por, klubi nga La Liga është duke pritur vetëm përgjigjen…
Sport
Skuadra e Barcelonës ende pa u hapur afati i transferimeve ka siguruar një futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Athletic Bilbao, Inigo Martinez.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano – klubi katalunas ka bërë gati të gjitha dokumentet dhe një kontratë dy-vjeçare për mbrojtësin spanjoll, shkruan Lajmi.net
Por, klubi nga La Liga është duke pritur vetëm përgjigjen nga FFP (Financial Fair Paly), për ta regjistruar lojtarin si “transferim të lirë”.
Martinez është 31-vjeçar dhe gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje, ku ka shënuar një gol.
Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 18 milionë euro, por Barça e ka siguruar lojtarin si “Free Agent”, për shkak të skadimit të kontratës me klubin e Athletic në qershor të këtij viti./Lajmi.net/
Barcelona have all documents completed for Iñigo Martínez, two year deal almost ready – waiting on the Financial Fair Play to register the contract as new free agent signing ?? #FCB
Iñigo accepted Barça proposal in March as called by @gerardromero; it's matter of time now. pic.twitter.com/9g5E3yhhpK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 14, 2023