“Cristiano më vodhi netët e gjumit”: Aktorja spanjolle pretendon se ka qenë në lidhje me Ronaldon

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo është sërish në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lidhejs së tij të dyshuar me aktoren spanjolle, Sonia Monroe. Gjegjësisht, shoqja e saj Jola Berocal ka treguar në një emision se Sonja kishte diçka me Ronaldon para se portugezja të hynte në një lidhje me Georgina Rodriguez, transmeton lajmi.net.…

Sport

13/04/2023 12:52

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo është sërish në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lidhejs së tij të dyshuar me aktoren spanjolle, Sonia Monroe.

Gjegjësisht, shoqja e saj Jola Berocal ka treguar në një emision se Sonja kishte diçka me Ronaldon para se portugezja të hynte në një lidhje me Georgina Rodriguez, transmeton lajmi.net.

Gjithçka filloi në një festë në Madrid dhe Jola tha:

“Filluam të flisnim dhe vura re një flirt mes Ronaldit dhe Sonias. Pas një bisede të mirë dhe argëtuese, erdhi koha për t’u larguar. Në atë moment, Ronaldo dhe një lojtar tjetër thanë: “Epo, ndoshta mund të shkojmë diku më vonë.” Të nesërmen mora telefonin dhe pashë që kisha disa mesazhe: “Shiko, ne jemi këtu, ku je?”.

Më pas mediat raportuan se vetë Sonja e ka pranuar në programin “Socialite” se ishte e dashuruar me Christian.

“Cristiano Ronaldo më vodhi shumë netë gjumë. Isha shumë e dashuruar me të, por… nuk mund të kishte asgjë dhe ajo histori ka mbaruar”, tha aktorja dhe këngëtarja 50-vjeçare./Lajmi.net/