Vdes në moshën 68-vjeçare sportisti legjendar kroat, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ka vdekur në Zagreb, Tihomor Filipoviq në moshën 68-vjeçare, një nga automobilistët më të mirë kroat të të gjitha kohërave. Mediat kroate raportojnë se Filipoviç vdiq pas një sëmundjeje të rëndë dhe publiku do ta kujtojë atë si kampion i shumëfishtë në automobilizëm dhe në vitin 1990 ai u bë shoferi i parë kroat që…

Sport

13/04/2023 12:21

Ka vdekur në Zagreb, Tihomor Filipoviq në moshën 68-vjeçare, një nga automobilistët më të mirë kroat të të gjitha kohërave.

Mediat kroate raportojnë se Filipoviç vdiq pas një sëmundjeje të rëndë dhe publiku do ta kujtojë atë si kampion i shumëfishtë në automobilizëm dhe në vitin 1990 ai u bë shoferi i parë kroat që mori pjesë në Rally Dakar.

Kulmin e karrierës e arriti në vitet 80’ të shekullit të kaluar kur ishte pjesëmarrës i rregullt në garën kodrinore në Lovçen.

Rekordi i garës së përmendur ishte në pronësi të tij për gjashtë vjet.

Meqë ra fjala, Filipoviç e përfundoi karrierën e tij në Grobnik në vitin 1994./Lajmi.net/