Konfirmohet: Lëndohet Rashford, mungon kundër Sevillas në Ligën e Evropës

Marcus Rashford do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sevillas për shkak të një lëndimi. Lajmin e ka konfirmuar Manchester United me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen e klubit, shkruan lajmi.net. Sulmuesi i Man United po përballet me një lëndim muskulor dhe nuk pritet të kthehet për sfidën e…

Sport

12/04/2023 13:01

Marcus Rashford do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sevillas për shkak të një lëndimi.

Lajmin e ka konfirmuar Manchester United me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen e klubit, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi i Man United po përballet me një lëndim muskulor dhe nuk pritet të kthehet për sfidën e të enjtes në Ligën e Evropës.


“Marcus Rashford nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen çerekfinale të UEFA Europa League kundër Sevillas të së enjtes për shkak të një dëmtimi muskulor”, njoftuan “Djajtë e Kuq”.

Rashford u largua në minutën e 80-të në fitoren 2:0 të Man United në Old Trafford kundër Evertonit në Premierligë pas lëndimi të pësoi./Lajmi.net/