Vuçiq thotë se s’do ta zbatojë krejt marrëveshjen, reagon Presidenca e Kosovës: Sanksionet duhet të pasojnë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta zbatojë në tërësi marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një intervistë në televizionin publik serb. Lidhur me këtë, së fundi pati reagim nga Presidenca e Kosovës, më saktësisht nga ana e shefit të kabinetit të Osmanit, Blerim Vela…
Lajme
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta zbatojë në tërësi marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën.
Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një intervistë në televizionin publik serb.
Lidhur me këtë, së fundi pati reagim nga Presidenca e Kosovës, më saktësisht nga ana e shefit të kabinetit të Osmanit, Blerim Vela
Vela përmes një postimi në Twitter, është shprehur se tash e tutje ndaj Serbisë do të nisin sanksionet.
Vučić on Serbia’s RTS speaking about implementation of the agreement with Kosovo:
“We will implement some parts (of the agreement), while others no. I made it clear what I won’t implement.”
A clear contradiction with has been agreed and the EU’s stance. Sanctions should follow! pic.twitter.com/3EAr525uFU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 9, 2023
“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, është shprehur Vela.
Theksojmë se javën e kaluar Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për të pagjeturit, ndërsa gjatë këtij muaji pritet që të zhvillohet një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Lajmi.net/