Trajneri i BNE pas kualifikimit në ‘Major Paris’: Jam krenar me djemtë
Ekipi i Kosovës, Bad News Eagles mbrëmë kanë shkruar histori duke u kualifikuar në Majorin e Parisit. Për të arritur këtë sukses ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë FaZe, me rezultat 2:0, transmeton lajmi.net. Në një intervistë për ‘BLAST’ pas ndeshjes, trajneri i ekipit kosovar, Jonatan ‘Devilwalk’ Lundberg, tha se është…
Sport
Ekipi i Kosovës, Bad News Eagles mbrëmë kanë shkruar histori duke u kualifikuar në Majorin e Parisit.
Për të arritur këtë sukses ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë FaZe, me rezultat 2:0, transmeton lajmi.net.
Në një intervistë për ‘BLAST’ pas ndeshjes, trajneri i ekipit kosovar, Jonatan ‘Devilwalk’ Lundberg, tha se është krenar me djemtë dhe fitoren ndaj FaZe e quan si ndjenjë të papërshkrueshme.
“Ndihem mirë, kam shumë emocione në këto momente. FaZe është një ekip i mirë dhe ne ta mposhtim me rezultat 2-0, është ndjenjë e papërshkrueshme”.
Tutje, ai tha se kualifikimi për herë të tretë në Major është diçka e pabesueshme.
“Po nuk e di se çka të them, po ndihem mirë, e gjitha puna e madhe, jam krenar me djemtë”.
“Ishte gjithçka për neve, ta bëjmë për herë të tretë është diçka e pabesueshme, i dua djemtë, kanë qenë të mrekullueshëm që nga dita e parë”, u shpreh ai.
‘Devilwalk’ është duke e drejtuar për herë të parë djelmoshat kosovarë këtë sezon, teksa si duket ka arritur të përshtatet shumë mirë me ekipin.
Ky turne që do të organizohet në Paris nga data 8 deri më 21 maj, do të ndajë çmime në vlerë prej 1.2 milionë dollarëve./Lajmi.net/
He won the first CS:GO Major, and now he's going to the last the coach of @_badnewseagles @DevilwalkCSGOD, you dropped this: ? pic.twitter.com/g1xG2yXcS9
— BLAST.tv (@BLASTtv) April 8, 2023