Sportisti italian humb jetën në mal, dyshohet se vdiq nga sulmi i ariut

Vrapuesi italian Andrea Papi është gjetur i pajetë pranë një rruge pyjore në qytetin Contre, pranë Tentrinos, me një plagë në stomak, gërvishtje të ndryshme dhe disa kafshime. Sipas analizave të para, atleti i cili kishte shkuar për vrap në një zone pyjore mund të ishte sulmuar nga një ari, hipotezë që tashmë duhet të…

Sport

07/04/2023 21:22

Vrapuesi italian Andrea Papi është gjetur i pajetë pranë një rruge pyjore në qytetin Contre, pranë Tentrinos, me një plagë në stomak, gërvishtje të ndryshme dhe disa kafshime.

Sipas analizave të para, atleti i cili kishte shkuar për vrap në një zone pyjore mund të ishte sulmuar nga një ari, hipotezë që tashmë duhet të vërtetohet nga autopsia.

Pas një ore stërvitje, Papi, 26 vjeç, kontaktoi familjen e tij, të cilëve u dërgoi një video që tregonte pamjet nga mali Peller, ku kishte vendosur të stërvitej.

Mirëpo, pas vonesës së kthimit të tij dhe pa kontaktuar me të për disa orë, filloi kërkimi, në të cilin morën pjesë më shumë se 100 burra, përfshirë zjarrfikës, shpëtimtarë malorë dhe Kryqin e Kuq.

Qentë ishin ata që gjetën një gjurmë gjaku, e cila çoi në trupin e vrapuesit.

Ndonëse sulmet e arinjve janë të rralla, ky nuk ishte incidenti i parë i këtij lloji në atë zonë, pasi në muajin mars një alpinist, i shoqëruar nga qeni i tij, u sulmua nga një ari./Lajmi.net/