E nisin me humbje, BNE tregon për kundërshtarët e radhës në rrugë për “Paris Major 2023”

Ekipi kosovar, Bad News Eagles e kanë nisur me humbje fazën kualifikim në turneun e njohur dhe një nga më të mëdhenjtë në botë për CS:GO, Paris Major 2023. BNE u mposht nga ekipi rus “1WIN” me rezultatin 16:9, shkruan Lajmi.net Përmes rrjeteve sociale, ekipi nga Kosova ka treguar edhe kundërshtarin e radhës. Ata do…

Sport

06/04/2023 17:28

Ekipi kosovar, Bad News Eagles e kanë nisur me humbje fazën kualifikim në turneun e njohur dhe një nga më të mëdhenjtë në botë për CS:GO, Paris Major 2023.

BNE u mposht nga ekipi rus “1WIN” me rezultatin 16:9, shkruan Lajmi.net

Përmes rrjeteve sociale, ekipi nga Kosova ka treguar edhe kundërshtarin e radhës.

Ata do të ‘luftojnë’ kundër Viperioesports nga Britania e Madhe. Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 20 e 45.

“Nuk e nisëm rrugëtimin në mënyrën më të mirë të mundshme, por kemi edhe dy shanse tjera”, shkruhet në njoftimin e BNE-s./Lajmi.net/