Hoti prezanton disa statistika: Këta qeveritarë lidhje me shtet e ekonomi nuk kanë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës, lidhur me sektorin e ekonimisë. Ai ka thënë se këta qeveritarë nuk kanë lidhje me shtet, ekonomi e zhvillim. “Këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë.Bazuar në “Raportin e buxhetit për 2022”, Qeveria…

Lajme

05/04/2023 15:09

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës, lidhur me sektorin e ekonimisë.

Ai ka thënë se këta qeveritarë nuk kanë lidhje me shtet, ekonomi e zhvillim.

“Këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë.Bazuar në “Raportin e buxhetit për 2022”, Qeveria i ka dyfishuar pagesat avans për investime kapitale. Gjatë vitit 2022 pagesat avans kanë shkuar në 88.1 mil euro. Në vitin 2021 kanë qenë 47.5 mil euro, ndërkaq në vitin 2020 kanë qenë vetëm 20.1 mil euro”, është shprehur Hoti.

Statistikat e prezantuar nga Hoti

Si ka mundësi që investimet kapitale gjatë vitit 2022 dhe 2021 të jenë shumë të ulëta, ndërkaq pagesat avans të dyfishohen secilin vit?!, ka pyetur Hoti.

“Besoj se Qeveria ka shumë punë për të sqaruar arsyeshmërinë e këtyre pagesave”, ka shtuar më tutje Hoti./Lajmi.net/