Ish-kampioni i botës vritet në Ukrainë, më parë ishte plagosur dy herë
Katër herë kampioni i botës në kikboks dhe kampioni i MMA, Vitaly Merinov u vra në Lugansk gjatë luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai ishte vullnetar në ushtrinë e Ukrainës që nga konfliktet e para në Donbas në vitin 2014. Si pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Vitaly Merinov mori pjesë në luftime që nga…
Sport
Katër herë kampioni i botës në kikboks dhe kampioni i MMA, Vitaly Merinov u vra në Lugansk gjatë luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ai ishte vullnetar në ushtrinë e Ukrainës që nga konfliktet e para në Donbas në vitin 2014.
Si pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Vitaly Merinov mori pjesë në luftime që nga shkurti i vitit 2022, kur u plagos në këmbë në zonën Maryinka. Pasi u shërua, ai u kthye në front.
Më vonë ai u plagos përsëri dhe vdiq në spital, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Vitaly Merinov ka lindur në Ivano-Frankivsk, një qytet në Ukrainën jugperëndimore.
Në moshën 15-vjeçare filloi kikboksin dhe menjëherë shfaqi talent të madh. Ai ishte dominues në vendin e tij, më vonë edhe në garat e mëdha.
Vitaly Merinov la pas gruan dhe vajzën dyvjeçare./Lajmi.net/