Augsburg i lumtur me Berishën, aktivizon opsionin e blerjes
Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha po kalon në një sezon tejet fantastik në Bundesliga me Augsburgun, ku ka shënuar 9 gola në 20 paraqitje (plus katër asiste). Sipas mediave në Turqi, skuadra gjermane tashmë ka aktivizuar opsionin për ta blerë Berishën, i cili është i huazuar nga Fenerbahce, shkruan Lajmi.net Klubi nga Bundesliga mund të paguaj…
Sport
Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha po kalon në një sezon tejet fantastik në Bundesliga me Augsburgun, ku ka shënuar 9 gola në 20 paraqitje (plus katër asiste).
Sipas mediave në Turqi, skuadra gjermane tashmë ka aktivizuar opsionin për ta blerë Berishën, i cili është i huazuar nga Fenerbahce, shkruan Lajmi.net
Klubi nga Bundesliga mund të paguaj vetëm 4 milionë euro për transferimin e lojtarit, që ka vlerën e 12 milionë eurove në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’.
Kujtojmë që Berisha ishte i ftuar nga Kombëtarja e Gjermanisë për dy ndeshjet miqësore gjatë muajit mars, ndaj Perus dhe Belgjikës./Lajmi.net/