Jemi në muajin prill, Hazard regjistron asistin e parë në La Liga

Skuadra e Real Madrid shënoi fitore të thellë në javën e 27-të në La Liga, pasi mposhti 6 me 0 ekipin e Valladolid. Eden Hazard pati disa minuta në këtë takim, dhe ishte kjo ndeshja e tij e parë me fanellën e Real Madrid pas 207 ditësh, shkruan Lajmi.net Lojtari i Kombëtares së Belgjikës realizoi…

Sport

02/04/2023 17:16

Skuadra e Real Madrid shënoi fitore të thellë në javën e 27-të në La Liga, pasi mposhti 6 me 0 ekipin e Valladolid.

Eden Hazard pati disa minuta në këtë takim, dhe ishte kjo ndeshja e tij e parë me fanellën e Real Madrid pas 207 ditësh, shkruan Lajmi.net

Lojtari i Kombëtares së Belgjikës realizoi një asist për golin e Lucas, dhe kjo ndodhi në muajin prill, pra i pari në sezonin 2022/23.

Kujtojmë që Hazard vazhdon të përballet me lëndime dhe tashmë është një opsion i tretë për trajnerin Carlo Ancelotti.

Golat tjerë për ekipin e Real Madrid i shënuan: Karim Benzema (3), Rodrygo dhe Asensio./Lajmi.net/