Kalojnë pesë raunde në meçin Joshua-Franklin, luftë e ashpër nga dy boksierët

Kanë kaluar pesë raunde në meçin ndërmjet Anthony Joshuas dhe Jermaine Franklin. Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin po përballen në “O2 Arena”, në një meç të shumëpritur nga tifozët anë e mbanë. Në secilin raund, dy boksierët kanë grushtuar njëri-tjetrit duke tentuar ta rrëzojnë në dysheme. Joshua dhe Franklin patën dytë nga një goditje të…

Sport

01/04/2023 22:55

Kanë kaluar pesë raunde në meçin ndërmjet Anthony Joshuas dhe Jermaine Franklin.

Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin po përballen në “O2 Arena”, në një meç të shumëpritur nga tifozët anë e mbanë.

Në secilin raund, dy boksierët kanë grushtuar njëri-tjetrit duke tentuar ta rrëzojnë në dysheme.

Joshua dhe Franklin patën dytë nga një goditje të fuqishme ndaj njëri-tjetrit në raundin e dytë.


Për Joshuan kjo përballje është “jetë a vdekje” për faktin se ka deklaruar se në rast të disfatës, ai do të tërhiqet nga boksi.

Amerikani, Jermaine Franklin, në total ka zhvilluar 22 luftëra, ka fituar 21 (14 me nokaut) dhe ka humbur në një luftë./Lajmi.net/