Sporti në zi: Vdes papritur në gjumë ish-kampioni i botës
Pavel Krotov, kampioni i botës në vitin 2021 në ski, stil të lirë si pjesë e kombëtares së artë ruse, ka vdekur papritur, njoftojnë mediat e huaja. Ai gjithashtu fitoi një medalje bronzi në ËC, dhe në karrierën e tij ai bëri një paraqitje edhe në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi. Krahas këtyre sukseseve…
Sport
Pavel Krotov, kampioni i botës në vitin 2021 në ski, stil të lirë si pjesë e kombëtares së artë ruse, ka vdekur papritur, njoftojnë mediat e huaja.
Ai gjithashtu fitoi një medalje bronzi në ËC, dhe në karrierën e tij ai bëri një paraqitje edhe në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi.
Krahas këtyre sukseseve ai ka shënuar edhe dy fitore në garat e Botërorit.
Ai vdiq më 25 mars dhe deri më sot nuk ka asnjë informacion të ri për shkakun e vdekjes, përveç asaj që u njoftua fillimisht – se ai vdiq nga një hemorragji në tru.
Krotov ka qenë pjesë e kombëtares së artë ruse në ski.
Për vdekjen e Krotov kanë reaguar edhe shumë figura të njohura të këtij sporti./Lajmi.net/