Po punon shumë, ja kur kthehet nga lëndimi Armando Broja

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja ka filluar të stërvitet me Chelsean, por vetëm në dhomat e fitnesit. Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, u lëndua në gju gjatë miqësores së dhjetorit të kaluar ku Chelseat humbi 1 me 0 ndaj Aston Villas, shkruan Lajmi.net Broja para disa muaji iu nënshtrua operacionit, kurse tani është rikthyer në…

Sport

30/03/2023 14:35

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja ka filluar të stërvitet me Chelsean, por vetëm në dhomat e fitnesit.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, u lëndua në gju gjatë miqësores së dhjetorit të kaluar ku Chelseat humbi 1 me 0 ndaj Aston Villas, shkruan Lajmi.net

Broja para disa muaji iu nënshtrua operacionit, kurse tani është rikthyer në stërvitje, por vetëm në pjesën e fitnesit – ku po forcon këmbët e tij dhe po mundohet ta mbajë në formë fizike trupin.

Tashmë dihet që Broja e ka humbur sezonin e mbetur me Chelsean, por planfikimi i rikthimit mund të ndodh më shpejt sesa që është menduar.

Broja rikthehet ende pa u mbyllur sezoni, por klubi londinez nuk do ta rrezikoj lojtarin dhe s’do ta shohim duke luajtur deri në ndeshjet para-sezonale me Blutë e Londrës.

Por, nëse vazhdon në këtë formë sulmuesin ‘kuqezi’ mund ta shohim duke u rikthyer në fushë në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë në rrugë për Euro 2024.

Sylvinho dhe Shqipëria luajnë dy ndeshje gjatë muajit qershor. Në shtëpi presin Moldavinë më 17 qershor, kurse më 20 qershor udhëtojnë në Ishujt Faroe./Lajmi.net/

Chelsea FC: Todd Boehly planning Armando Broja talks this week as Everton  and West Ham make moves | Evening Standard