Medalisti i boksit, Galinichev u vra duke luftuar për Ukrainën në luftën e Rusisë

Boksieri i ri, Maksym Galinichev është vrarë në luftën në Ukrainë. 22-vjeçari fitoi medaljen e artë për Ukrainën në Kampionatin Evropian të të rinjve në vitin 2017 dhe në vitin 2018, në të njëjtin vit ai mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore për të rinj. Këshilltari i qeverisë urkainëse Anton Gerashchenko konfirmoi vdekjen e tij…

Sport

28/03/2023 09:52

Boksieri i ri, Maksym Galinichev është vrarë në luftën në Ukrainë.

22-vjeçari fitoi medaljen e artë për Ukrainën në Kampionatin Evropian të të rinjve në vitin 2017 dhe në vitin 2018, në të njëjtin vit ai mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore për të rinj.

Këshilltari i qeverisë urkainëse Anton Gerashchenko konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale.

“Maksym, 22-vjeçari, kampion Evrope për të rinj në boks, vdiq duke mbrojtur Ukrainën në rajonin e Luhanskut. Maksym u regjistrua si vullnetar dhe u kthye në vijën e parë dy herë pasi u plagos dhe u shërua.

Për të do të bëhen homazhe, ai la karrierën dhe ëndrrën e tij për të shpëtuar kombin e tij”, është shprehur këshilltari i qeverisë./Lajmi.net/