Guvernatori i BQK-së: Kreditë aktive u rritën për 1.6 miliardë euro
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti është deklaruar në lidhje me nivelin e kredive aktive. Ai tha se në kontekstin kohor, kreditë aktive janë rritur për 1.6 miliardë euro, apo 57.9 për qind. Gjithashtu Mehmeti tha se rritja e kredive është mbështetur kryesisht në rritjen e depozitave. “Rritja e kredive është mbështetur kryesisht…
Lajme
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti është deklaruar në lidhje me nivelin e kredive aktive.
Ai tha se në kontekstin kohor, kreditë aktive janë rritur për 1.6 miliardë euro, apo 57.9 për qind.
Gjithashtu Mehmeti tha se rritja e kredive është mbështetur kryesisht në rritjen e depozitave.
“Rritja e kredive është mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave, të cilat në dhjetor të vitit 2022 shënoi 5.55 miliardë euro, apo për një rritje nga 2018-a me rreth 65.1%”,tha Mehmeti.
Po ashtu ai foli edhe për institucionet mikrofinanciare dhe financiare jobankare, për të cilat tha se nga viti 2018, kanë një rritje të aseteve prej 146 milionë euro.
“Përveç sistemit të bankave, edhe institucionet mikrofinanciare dhe financiare jobankare, kanë shënuar performancë stabile, ku në fund të vitit 2022 vlera e aseteve e këtij sektori ishte 387.7 milionë euro dhe ka një rritje prej 146 milionë euro apo 60.5% krahasuar me vitin 2018”, tha ai.
“Sikurse tek bankat, edhe tek ky sektor zëri kryesor ishin kreditë, ku në dhjetor të vitit 2022 arritën vlerën 351 milionë euro apo me një rritje për 128.9 milionë euro krahasuar me vitin 2018”, është shprehur Mehmeti./Lajmi.net/