Debatik Curri: Atë që deshtëm e arritëm në këtë ndeshje
Skuadra e Prishtiëns ka shënuar fitore minimale 0 me 1 në udhëtim në ‘Bajram Aliu’ kundër Drenicës, shkruan Lajmi.net Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka vlerësuar Drenicën si skuadrat që janë në krye, dhe është i kënaqur me fitore ndaj Drenicës. “Ndaj Drenicës gjithmonë kemi pasur probleme. E kemi respektuar, kundërshtarin sikur të luajmë me…

Sport
Skuadra e Prishtiëns ka shënuar fitore minimale 0 me 1 në udhëtim në ‘Bajram Aliu’ kundër Drenicës, shkruan Lajmi.net
Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka vlerësuar Drenicën si skuadrat që janë në krye, dhe është i kënaqur me fitore ndaj Drenicës.
“Ndaj Drenicës gjithmonë kemi pasur probleme. E kemi respektuar, kundërshtarin sikur të luajmë me Ballkanin e Dritën, kundershtaret e forta. Atë që e deshtëm e arritëm në këtë ndeshje. Ju thash futbollistëve që na duhet kjo fitore, për të qenë më të qetë pasi të kthehemi nga kombëtaret. Duam të vazhdojmë të kemi keso rezultate pozitive”, tha Curri, duke vazhduar se ende nuk ka ndonjë vendim te Prishtina:
“Falendëroj kryesinë që ma ka dhënë besimin, unë do të vazhdoj të nxjerrë maksimumin e këtyre djemëve, por me pas mbetet të kryesia se a do të më besojnë vazhdimësinë”, përfundoj Curri.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Bujar Pllana në minutën e 33’të.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve, por mbetët në pozitën e pestë – kurse Drenica ‘fundoset’ edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm 23 pikë./Lajmi.net/