Ish-futbollisti i parë shqiptar te Zvicra, Milaim Rama flet për ndeshjen e ‘Helvetikëve’ në Novi Sad të Serbisë: Do t’i qasen ndeshjes si sportistë të vërtetë

Kombëtarja e Zvicrës para dy dite publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e para të marsit në fazën e para-kualifikimeve për Euro 2024. Ish-lojtari i parë shqiptar te ‘Helvetikët”, Milaim Rama ka folur në Lajmi.net për ndeshjen e parë të Murat Yakin gjatë këtyre eliminatorëve, ku Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad të…

Sport

18/03/2023 10:47

Kombëtarja e Zvicrës para dy dite publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e para të marsit në fazën e para-kualifikimeve për Euro 2024.

Ish-lojtari i parë shqiptar te ‘Helvetikët”, Milaim Rama ka folur në Lajmi.net për ndeshjen e parë të Murat Yakin gjatë këtyre eliminatorëve, ku Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad të Serbisë.

Ai thotë se lojtarët shqiptarë duhet t’i qasen ndeshjes në mënyrë sportive, për të treguar vlera të larta, përkundër se mund të kenë provokime – edhe pse ndeshja pritet të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Fussball-Legende Milaim Rama blickt auf seine Karriere zurück: «Der ganze Kosovo war damals stolz auf mich» | BärnToday

“Lojtarët shqiptarë në Novi Sad besoj që edhe kësaj here do t’i qasen ndeshjes ashtu siç kanë treguar deri më tani vlera sportive dhe të japin maksimumin. Por më duket se ndeshje do të luhet pa tifozë, po shpresoj që edhe ata pak të pranishëm të mos provojnë dhe besoj se kjo do të jetë më e lehtë për lojtarët shqiptarë”, ka thënë Rama për Lajmi.net

Përveç kësaj, Rama shpreson që ish-kombëtarja e tij të arrij sukses gjatë këtyre kualifikimeve dhe të siguroj Euro 2024, që mbahet në shtetin e Gjermanisë.

“Kombëtarja e Zvicrës ashtu si në letër edhe nga analistët e shumtë konsiderohet që në këtë grup është favorit, këtë e mendoj edhe unë. Kundër Bjellorusisë ata e fillojnë me fitore”, shtoi tutje Milaim Rama

Kujtojmë që të ftuar për këto dy ndeshje, ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit (25 mars dhe 28), janë tre shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri./Lajmi.net/