Miami Heat fiton me lehtësi ndaj Memphis Grizzlies
Miami Heat ka vazhduar me fitore në NBA. Miami fitoi me lehtësi 138 – 119 ndaj Memphis, shkruan lajmi.net. Ndeshja filloi me lojë të barabartë nga skuadrat. Miami dallimin e bën në çerekun e tretë, duke fituar me diferencë të madhe. Më pas në atë të fundit Memphis tentuan ta rikthejnë rezultatin në favor të…

Sport
Miami Heat ka vazhduar me fitore në NBA.
Miami fitoi me lehtësi 138 – 119 ndaj Memphis, shkruan lajmi.net.
Ndeshja filloi me lojë të barabartë nga skuadrat.
Miami dallimin e bën në çerekun e tretë, duke fituar me diferencë të madhe.
Më pas në atë të fundit Memphis tentuan ta rikthejnë rezultatin në favor të tyre, por nuk ia arritën.
Drejt fitores Miamin e udhëhoqi Bam Adebayo me 26 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.
Kurse, i mirë për Memphis ishte Jaren Jackson Jr. me 25 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.
Për Miamin kjo ishte fitorja numër 38, teksa kanë edhe 33 humbje.
Në anën tjetër Memphi Grizzlies pësoi humbjen e 27-të, dhe ka 41 fitore./Lajmi.net/