Sanksionet ndaj Donjeta Sadiku, reagon presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani reagoi pas sanksionit të Donjeta Sadiku. Donjeta Sadiku dje do fillonte rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian të boksit që filloi në Indi, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Fillimisht u tha që kishin problem me viza, më pas ai u zgjidh. Megjithatë India i kërkoi Sadikut…

Sport

15/03/2023 16:56

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani reagoi pas sanksionit të Donjeta Sadiku.

Donjeta Sadiku dje do fillonte rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian të boksit që filloi në Indi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Fillimisht u tha që kishin problem me viza, më pas ai u zgjidh.

Megjithatë India i kërkoi Sadikut të marrë pjesë, por pa simbolet shtetërore të Kosovës.

E pas këtij vendimi nga India Federata e Boksit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendosën të mos marrin pjesë.

Së fundmi në lidhje me mos-pjesëmarrjen e Donjetës në Botëror kometoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Vendimi për të penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit është shkelje flagrante e standardeve sportive ndërkombëtare.

Si një anëtare në @IBA_Boxing, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj. Ne i bëjmë thirrje Indisë të rishqyrtojë vendimin e saj”, shkroi ajo në llogarinë e saj në ‘Twitter’./Lajmi.net/