Real Madridi nuk dorëzohet për titull, mposht fqinjët e Barcelonës

Skuadra e Real Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 25-të në La Liga, pasi mposhti në shtëpi 3 me 1 kundërshtarët nga Katalunia, Espanyolin. Tre gola në “Santiago Bernabeu” i pamë vetëm gjatë pjesës së parë, shkruan Lajmi.net Fillimisht ishin mysafirët që kaluan në epërsi me anë të Joselu, në minutën…

Sport

11/03/2023 15:54

Skuadra e Real Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 25-të në La Liga, pasi mposhti në shtëpi 3 me 1 kundërshtarët nga Katalunia, Espanyolin.

Tre gola në “Santiago Bernabeu” i pamë vetëm gjatë pjesës së parë, shkruan Lajmi.net

Fillimisht ishin mysafirët që kaluan në epërsi me anë të Joselu, në minutën e 8’të. Pas pak minutave, Vinicius Junior shënoi golin e barazimit.

Golin e fundit në pjesën e parë e shënoi mbrojtësi Militao në minutën e 39’të, pas një pasimi fantastik nga mesfushori francez, Tchouameni.

Kurse golin për t’ia siguruar tre pikët skuadrës së Carlo Ancelottit e shënoi Asensio në minutat e fundit të ndeshjes.

Me fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e dytë, gjashtë pikë më pak se lideri Barcelona (62)./Lajmi.net/