Befasia e mbrëmjes në Serie A, Interi pëson nga Spezia
Skuadra e Interit ka pësuar humbje të befasishme ndaj Spezia-s në xhiron e 26-të në Serie A. Ekipi i Inzaghit u mposht 2 me 1 nga skuadra e trajnerit, Semplici, shkruan Lajmi.net Tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht e shënoi Daniele Maldini në minutën e 55’të, pastaj Lukaku barazoi shifrat për 1…
Sport
Skuadra e Interit ka pësuar humbje të befasishme ndaj Spezia-s në xhiron e 26-të në Serie A.
Ekipi i Inzaghit u mposht 2 me 1 nga skuadra e trajnerit, Semplici, shkruan Lajmi.net
Tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht e shënoi Daniele Maldini në minutën e 55’të, pastaj Lukaku barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 83’të.
???? | ?????? 2-1 ????? (?????)pic.twitter.com/GUzQDYMX4u
— EuroFoot (@eurofootcom) March 10, 2023
Kurse golin e fitores e shënoi Nzola në minutën e 87’të, gol ky që u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë humbje, Interi mbetët në pozitën e dytë me 50 pikë – por që rrezikohet të largohet nga vendi që dërgon në UEFA Champions League, kurse Spezia shkon në kuotën e 24 pikëve në pozitën e 17-të./Lajmi.net/
???? | ?????? 1-0 ????? (???????) pic.twitter.com/zSEtsuTzgN
— EuroFoot (@eurofootcom) March 10, 2023