‘Shqiponjat’ kosovare luajnë ndaj serbëve ndeshjen e radhës

Bad News Eagle vazhdojnë rrugëtimin në CS:GO, në kompeticionin ‘Eastern European Masters Spring 2023’. ‘Shqiponjat’ kosovare do ta zhvillojnë ndeshje kundër ekipit serb, iNation, të shtunën me fillim nga ora 17:30. Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire dhe VOYVODA, nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale. Bad…

Sport

09/03/2023 11:23

Bad News Eagle vazhdojnë rrugëtimin në CS:GO, në kompeticionin ‘Eastern European Masters Spring 2023’.

‘Shqiponjat’ kosovare do ta zhvillojnë ndeshje kundër ekipit serb, iNation, të shtunën me fillim nga ora 17:30.

Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire dhe VOYVODA, nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale.

Bad News Eagles aktualisht gjenden në pozitën e 21 të ranglistës botërore, ndërsa iNation janë në vendin e 37./Lajmi.net/