Mbyllet pjesa e parë: Nuk ka gola në ‘Allianz Arena’
Kanë përfunduar pjesa e parë në super-ndeshjen Bayern Munich – Paris Saint Germain. Bayern – PSG pas pjesës së parë u mbyll pa gola, 0:0, shkruan lajmi.net. Në 45 minutat e parë pamë një lojë fantastike. Ndeshja u zhvillua në të dy anët e fushës, me skuadrat që kërkonin të zhbllokonin sfidën. Jamal Musiala kishte…
Sport
Kanë përfunduar pjesa e parë në super-ndeshjen Bayern Munich – Paris Saint Germain.
Bayern – PSG pas pjesës së parë u mbyll pa gola, 0:0, shkruan lajmi.net.
Në 45 minutat e parë pamë një lojë fantastike.
Ndeshja u zhvillua në të dy anët e fushës, me skuadrat që kërkonin të zhbllokonin sfidën.
Jamal Musiala kishte mundësi të mira për bavarezët, por në vend ishte Giannluigi Donnarumma.
Në anën tjetër edhe Paris Saint-Germain krijuan rastet me Kylian Mbappe dhe Leo Messi, por goli u mungoi.
Në minutën e 30’ Marquinhos u detyrua të lë fushën, shkak i lëndimit.
Kapiteni i parisienëve u zëvendësua nga Nordi Mukiele.
Në minutën e 38’ Parisi kishin një mundësi të artë të zhbllokonin sfidën, pas gabimit të Yann Sommer, por ishte Matthijs de Ligt që kreu punën e portierit zviceran dhe nuk lejoi që Vitinha të shënonte.
Mbetet të shihet pas 45 minutave lojë se cila skuadër do prej biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/