Kuotat e ndeshjes Real Madrid – Barcelona, kjo skuadër favorizohet dukshëm
Real Madridi dhe Barcelona e zhvillojnë sonte një tjetër “El Classico” në futbollin spanjoll. Dy rivalët e përbetuar do të ballafaqohen në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit, shkruan lajmi.net. Stadiumi “Santiago Bernabeu” është arenë e përballjes ndërmjet “mbretërve” dhe “katalunasve” me fillim nga ora 21:00. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti…
Sport
Real Madridi dhe Barcelona e zhvillojnë sonte një tjetër “El Classico” në futbollin spanjoll.
Dy rivalët e përbetuar do të ballafaqohen në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit, shkruan lajmi.net.
Stadiumi “Santiago Bernabeu” është arenë e përballjes ndërmjet “mbretërve” dhe “katalunasve” me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti po konsiderohet favorit i madh për ta fituar ndeshjen e parë, sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”.
Kuota për fitoren e Real Madridit llogaritet 1.91, barazimi 3.50, ndërsa për triumfin e Barcelonës kuota është 4.00.
Kjo është përballja e dytë ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës këtë vit.
Më parë janë përballur më 15 janar në kuadër të Superkupës së Spanjës, të cilën Barcelona e fitoi 1:3./Lajmi.net/