Bologna befason Interin
Interi ka pësuar humbjen e radhës në Serie A. ‘Nerazzurri’ u befasua në udhëtim te Bologna, pasi u mposhtën me rezultat 1:0, shkruan lajmi.net. Ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, kështu duke mbajtur në shtëpi pikët e plota. Ata fillimisht shënuan gol në minutën e 12’, ishte Musa Barrow ai që realizoi, por VAR e…
Sport
Interi ka pësuar humbjen e radhës në Serie A.
‘Nerazzurri’ u befasua në udhëtim te Bologna, pasi u mposhtën me rezultat 1:0, shkruan lajmi.net.
Ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, kështu duke mbajtur në shtëpi pikët e plota.
Ata fillimisht shënuan gol në minutën e 12’, ishte Musa Barrow ai që realizoi, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.
Ndeshja u konkretizua me raste, por pjesa e parë u mbyll pa gola.
Pjesa e dytë gjithashtu krijoi mundësi për skuadrat, por vendasit u treguan më efikas.
Po rridhte minuta e 76’ kur vendasit zhbllokuan ndeshjen.
Riccardo Orsolini ishte ai që pas një aksioni të ndërtuar mirë shënoi gol të bukur dhe kaloi përpara Bologna.
Interi më pas tentuan të barazojnë shifrat, por nuk ia arritën.
Pas kësaj disfate ‘Nerazzurri’ ndodhen në vendin e dytë me 47 pikë, kurse Bologna pozicionohen në vendin e shtatë me 35 sosh./Lajmi.net/