Gati për nisjen e gjykimit: Caktohen katër seancat e para për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gati të fillojë. I njëjti do ta nis gjatë muajit prill, teksa tanimë katër seanca veç janë caktuar, shkruan lajmi.net. Në kalendarin e Dhomave të Specializuara është bërë e ditur se më 3, 4, 5 dhe 11 prill do të ketë seanca të gjykimit ndaj krerëve…

Lajme

22/02/2023 16:18

Gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gati të fillojë.

I njëjti do ta nis gjatë muajit prill, teksa tanimë katër seanca veç janë caktuar, shkruan lajmi.net.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara është bërë e ditur se më 3, 4, 5 dhe 11 prill do të ketë seanca të gjykimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit.

Gjykimi ishte paraparë të niste më 1 mars, mirëpo që është shtyrë me kërkesë të mbrojtjeve dhe me pajtim të prokurorisë.

Ndaj krerëve të luftës rëndojnë 10 akuza për krime lufte. Deri tash, është refuzuar çdo kërkesë për mbrojtjen në liri të tyre. /Lajmi.net/