Në ‘Anfield’ shkruhet historia, Real Madridi shënon pesë gola dhe fiton spektaklin
Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të madhe në stadiumin ‘Anfield’ në 1/8 e finales në UEFA Champions League, pasi mposhti 2 me 5 ekipin e Liverpoolit. Ana e Jurgen Klopp e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në minutat 4’të dhe 14’të shënoi dy gola me anë të: Darwin…
Sport
Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të madhe në stadiumin ‘Anfield’ në 1/8 e finales në UEFA Champions League, pasi mposhti 2 me 5 ekipin e Liverpoolit.
Ana e Jurgen Klopp e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në minutat 4’të dhe 14’të shënoi dy gola me anë të: Darwin Nunez dhe Momo Salah, shkruan Lajmi.net
Megjithatë mbretërit spanjoll përkundër presionit të vazhdueshëm nga tifozët vendas, barazuan rezultatin në minutat, 21’të dhe 36’të me anë të Vinicius Junior.
???? | ????????? 2-4 ???? ?????? (???????) pic.twitter.com/5o8kZVC321
— EuroFoot (@eurofootcom) February 21, 2023
Pjesa e dytë i takoi krejtësisht skaudrës së Carlo Ancelottit, ku shënoi edhe tre gola tjerë për ta vulosur këtë ndeshje me rezultatin e thellë dhe historik 2 me 5.
Golat i shënuan: Eder Militao (47’të), Karim Benzema (55’të dhe 67’të).
Ndeshja e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ zhvillohet më 15 mars nga ora 21:00./Lajmi.net/
???? | ????????? 2-5 ???? ?????? (???????) pic.twitter.com/ESbyW7Iu02
— EuroFoot (@eurofootcom) February 21, 2023