Takim shqiptarësh pas ndeshjes, Berisha dhe Asllani shkëmbejnë fanellat

Skuadra e Augsburgut arriti një fitore të madhe mbrëmë në xhiron e 21-të në Bundesliga, pasi mposhti minimalisht 1 me 0 ekipin e Hoffenheim. Dy shqiptarë ishin duke luajtur për dy skuadrat gjatë këtij takimi, shkruan Lajmi.net Bëhet fjalë për Mergim Berishën (te Augsburg) dhe Fisnik Asllani (te Hoffenheim). Pas ndeshjes, kjo dyshe është ndalur…

Sport

18/02/2023 19:35

Skuadra e Augsburgut arriti një fitore të madhe mbrëmë në xhiron e 21-të në Bundesliga, pasi mposhti minimalisht 1 me 0 ekipin e Hoffenheim.

Dy shqiptarë ishin duke luajtur për dy skuadrat gjatë këtij takimi, shkruan Lajmi.net

Bëhet fjalë për Mergim Berishën (te Augsburg) dhe Fisnik Asllani (te Hoffenheim).

Pas ndeshjes, kjo dyshe është ndalur në dhomat e zhveshjes dhe kanë biseduar. Përveç kësaj, ata kanë shkëmbyer fanellat me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që të dy lojtraët janë duke pritur ftesën nga Kombëtarja e Gjermanisë, ndërkohë kanë oferta nga Kosova dhe Shqipëria./Lajmi.net/