Plagoset një grua në Mitrovicë të Veriut
Një tentim vrasje është raportuar dje në Policinë e Mitrovicës së Veriut. Rasti dyshohet të ketë ndodhur para 3 ditësh, por që organet e rendit janë lajmëruar tek dje, shkruan lajmi.net. Sipas raportit të Policisë është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital,…
Lajme
Një tentim vrasje është raportuar dje në Policinë e Mitrovicës së Veriut.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur para 3 ditësh, por që organet e rendit janë lajmëruar tek dje, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit të Policisë është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur.
Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/