Ngjarje si në filma në Prishtinë: Rrëmbehet një person nën kërcënimin e armës, ai arrin të arratiset

Një rast i kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë. Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull  kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e…

Lajme

18/02/2023 08:32

Një rast i kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull  kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.

Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull  kosovar i cili është arrestuar. Në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/