525 orë për dëshmitarët, 44 vende, 17 komuna: Debat në Speciale mes Gjykatës dhe Prokurorisë

Ka nisur seanca në Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një bashkëbisedim mes Trupit Gjykues dhe Prokurorirsë ka hedhur pak dritë mbi paraqitjen e provave të Prokurorisë së Speciales kur të fillojë gjykimi, shkruan lajmi.net. Ajo ka të bëj me vendet ku supozohet se janë kryer krime, kohëzgjatjen e paraqitjes së provave dhe…

Lajme

15/02/2023 10:52

Ka nisur seanca në Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një bashkëbisedim mes Trupit Gjykues dhe Prokurorirsë ka hedhur pak dritë mbi paraqitjen e provave të Prokurorisë së Speciales kur të fillojë gjykimi, shkruan lajmi.net.

Ajo ka të bëj me vendet ku supozohet se janë kryer krime, kohëzgjatjen e paraqitjes së provave dhe dëshmi tjera.

Gjykatësi: A do të ulni numrin e akuzave?

Prokurororja: Jo.

Gjykatësi: A e keni të qartë që ne kërkojmë ta bëjmë këtë?

Prokurorja: Ne vazhdojmë që të shikojmë provat që kemi, por kemi parasysh edhe kohën e gjykatës.

Gjykata: A e keni ndërmend të paraqitni prova në lidhje me çdo vend krimi në çdo vend në aktakuzë?

Prokurorja: Po.

Gjykata: Sa vende krimi do të përmenden në Listën e Provave?

Prokuroroja: Gjithësej janë 44, duke përfshirë edhe parashtrimin e djeshëm në një vend krimi. Ka gjithësej 44 vendndodhje në 17 komuna të ndryshme.

Gjykatësi 2: 525 orë për pyetjen e dëshmitarëve kryesorë të ZPS-së. ZPS-ja ka thënë që paraqitja e provave mund të fillojë nga fillimi i vitit 2025 apo fundi i vitit 2024. A ka marrë parasysh ZPS-ja kohën e mbrojtjes për të marrë në pyetje dëshmitarët e ZPS-së?

Prokurori Tiger: Nuk është vështirë të shihet se çështjet e mëparshme nuk janë domosdoshmërisht masë e besueshme për orët që duhet caktuar në këtë çështje. Rastet që kanë trajtuar po këtë çështje arrijnë një shkallë efikasiteti nga Institucioni, por s’mund të përdoret kur nuk e ke këtë përvojë. /Lajmi.net/