Man United fiton kundër Leeds dhe merr përkohësisht vendin e dytë në tabelë
Manchester United ka marrë fitoren e radhës në Premier Ligë. Ata mposhtën 2:0 skuadrën e Leeds, shkruan lajmi.net. Me këtë fitore United merr përkohësisht vendin e dytë, nëse Man City fiton ndaj Aston Villa, atëherë ‘Djajtë’ bien në vendin e tretë. Pjesa e parë ishte tejet interesante, me skuadrat që kërkonin golin. Man United kishte…
Sport
Manchester United ka marrë fitoren e radhës në Premier Ligë.
Ata mposhtën 2:0 skuadrën e Leeds, shkruan lajmi.net.
Me këtë fitore United merr përkohësisht vendin e dytë, nëse Man City fiton ndaj Aston Villa, atëherë ‘Djajtë’ bien në vendin e tretë.
Pjesa e parë ishte tejet interesante, me skuadrat që kërkonin golin.
Man United kishte mundësi të mira, por nuk realizuan.
Edhe Leeds ishin të rrezikshëm për portën e ‘Djajve’, megjithatë pjesa e parë u mbyll pa gola.
Edhe 45 minutat e tjerë treguan lojë të mirë me ekipet që donin me ngulm të zhbllokonin sfidën.
Këtë e arriti United pas 80 minutave lojë.
Ylli i ‘Djajve’ Marcus Rashford shënoi dhe i dha epërsinë ekipit të tij.
Pesë minuta më vonë mysafirët shënuan sërish. Këtë herë ishte Alejandro Garnacho ai që dyfishoi rezultatin në minutën e 85’.
Pas kësaj fitore United ndodhen në vendin e dytë me 46 pikë, kurse Leeds kan19 pikë në vendin e 17./Lajmi.net/