Miftaraj: Në Kosovë ka me mijëra objekte banesore pa pranim teknik, por shteti mbyll sytë
Drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj ka thënë se në Kosovë janë me mijëra objekte banesore pa pranim teknik. Miftaraj, përmes një postimi në Facebook është shprehur se arsyeja e kësaj është se shteti ka mbyllur sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit. “Afërsisht 30 mijë viktima të tërmetit në Turqi dhe…
Lajme
Drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj ka thënë se në Kosovë janë me mijëra objekte banesore pa pranim teknik.
Miftaraj, përmes një postimi në Facebook është shprehur se arsyeja e kësaj është se shteti ka mbyllur sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit.
“Afërsisht 30 mijë viktima të tërmetit në Turqi dhe Siri. Sipas OBSh, numri i viktimave mund të dyfishohet! Mbi 5 milionë njerëz pa kulm mbi kokë. Ndërkohë në Kosovë, janë me mijëra objekte banesore pa pranim teknik. Pse? Sepse, shteti mbyll sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit. Pse? Sepse, për çdo objekt banesor, pronarët e kompanive të ndërtimit kur kanë tejkaluar lejet e ndërtimit duhet të paguajnë mbi 80 mijë Euro për ta marrë pranimin teknik. Sa dinë banorët se ku jetojnë, sa është cilësia e ndërtimit, sa janë të sigurta këto objekte, pothuajse pak ose hiq. Shteti do të duhej të marrë mësim nga tërmeti në Turqi, dhe të veprojë. Të merret me shkakun sot, dhe jo pasojat nesër. Gjatë fushatës parazgjedhore kanë premtuar se do ta trajtojnë këtë problem, deri tani asnjë veprim. P.S. Shteti në këtë rast është pushteti qendror dhe ai lokal, ku hyn të gjitha partitë politike pa dallim”, ka shkruar Miftaraj./Lajmi.net/