Benzema do vazhdojë kontratën me Real Madridin

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do vazhdojë edhe më gjatë në ekip. Benzema ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, por do vazhdojë edhe më gjatë, transmeton lajmi.net. Se ai do jetë më gjatë në klubin mbretëror e ka konfirmuar vetë trajneri, Carlo Ancelotti. “Karim do të jetë numri ynë 9 edhe sezonin…

Sport

10/02/2023 23:46

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do vazhdojë edhe më gjatë në ekip.

Benzema ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, por do vazhdojë edhe më gjatë, transmeton lajmi.net.

Se ai do jetë më gjatë në klubin mbretëror e ka konfirmuar vetë trajneri, Carlo Ancelotti.

“Karim do të jetë numri ynë 9 edhe sezonin e ardhshëm dhe ai do të bëjë mirë si gjithmonë”, tha fillimisht italiani.

Ai u pyet nëse do ketë ndonjë transferim të ri për të zëvendësuar sulmuesin francez, ai tha se do të flasin në fund të sezonit.

“Rezerva e Benzemës? Do të flasim në fund të sezonit”, përfundoi ai./Lajmi.net/