Zyrtare: Thiago Silva vazhdon kontratën me Chelsea
Thiago Silva ka vazhduar kontratën e tij me ekipin londinez. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi, transmeton lajmi.net. Thiago kishte kontratë me ‘Blutë’ e Londrës deri në verë të këtij viti dhe vazhdoi edhe për një sezon tjetër. Mbrojtësi tha se nënshkrimi i kontratës së re është një moment i…
Sport
Thiago Silva ka vazhduar kontratën e tij me ekipin londinez.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.
Thiago kishte kontratë me ‘Blutë’ e Londrës deri në verë të këtij viti dhe vazhdoi edhe për një sezon tjetër.
Mbrojtësi tha se nënshkrimi i kontratës së re është një moment i veçantë për të.
“Kur nënshkrova kontratën time të parë këtu, duhej të bëja vetëm një vit. Tani është tashmë i katërti! Është një moment shumë i veçantë për mua që të nënshkruaj dhe të qëndroj te Chelsea”.
Të lumtur me rinovimin janë shprehur edhe drejtuesit e klubit, pasi e konsiderojnë si një lojtar klasi.
Kryetari i Chelseat Todd Boehly dhe bashkë-pronari Eghbali thanë:
“Thiago Silva, talent i klasit botëror. Përvoja, cilësia, aftësitë e tij drejtuese janë jetike për vizionin tonë për të ecur përpara.
Ne jemi të emocionuar që ai zgjat kontratën e tij, ne presim më shumë sukses me të”.
Thiago Silva has signed a new contract to continue at Chelsea for a further year! ? pic.twitter.com/plFSNsqcUN
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 10, 2023