Bayern Munich fiton ndaj Wolfsburg
Bayern Munich vazhdon me fitore në Bundesliga. ‘Bavarezët’ mposhtën 4:2 skuadrën e Wolfsburg, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë ishte e zjarrtë për kampionin në fuqi, pasi shënuan tri herë brenda 10 minutave. Fillimisht ishte Kingsley Coman që në minutën e 9’ shënoi dhe i dha epërsinë Bayernit. I njëjti shënoi pas pesë minutave lojë. Pas…
Sport
Bayern Munich vazhdon me fitore në Bundesliga.
‘Bavarezët’ mposhtën 4:2 skuadrën e Wolfsburg, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë ishte e zjarrtë për kampionin në fuqi, pasi shënuan tri herë brenda 10 minutave.
Fillimisht ishte Kingsley Coman që në minutën e 9’ shënoi dhe i dha epërsinë Bayernit.
I njëjti shënoi pas pesë minutave lojë. Pas një asistimi të mirë nga lojtari më i ri i Bayern, Joao Cancelo, Coman dyfishoi shifrat.
Ky ishte asistimi i dytë për portugezin në dy ndeshje sa ka zhvilluar me gjigantin gjerman.
Po rridhte minuta e 19’ kur Thomas Muller shënoi për rezultatin 3:0.
Wolfsburg arritën të realizojnë në pjesën e parë me anë të Jakub Kaminski.
Kështu pjesa e parë u mbyll 3:1 në favor të Bayernit.
Pjesa e dytë nuk nisi mirë për mysafirët, pasi mbetën herët me 10 lojtarë në fushë.
Në minutën e 54’ Joshua Kimmich u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Por, Bayerni administruan lojën edhe me 10 lojtarë, madje edhe shënuan.
Në minutën e 73’ Jamal Musiala realizoi golin e katërt për Bayernin.
Kurse, Svanberg ngushtoi paska epërsinë pasi në minutën e 81′ shënoi për rezultatin final 2:4
Me këtë fitore ata mbajnë vendin e parë me 40 pikë, kurse Wolfsburg pozicionohen në vendin e shtatë me 29 pikë gjithsej./Lajmi.net/