Stresi po pret rikthimin, Keisi: Kush ka nevojë për dashuri kur ekziston kjo gjë që quhet shoping

Stresi qysh nga hyrja e tij në “Big Brother VIP Kosova”, ka përmendur ish gruan e tij, Keisin. Ai shpesh ka theksuar se arsyeja e hyrjes së tij në këtë format ka të bëjë me rikthimin e saj, shkruan lajmi.net. E këtë të hënë, gjatë “prime-t”, reperi ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka…

ShowBiz

01/02/2023 10:31

Stresi qysh nga hyrja e tij në “Big Brother VIP Kosova”, ka përmendur ish gruan e tij, Keisin.

Ai shpesh ka theksuar se arsyeja e hyrjes së tij në këtë format ka të bëjë me rikthimin e saj, shkruan lajmi.net.

E këtë të hënë, gjatë “prime-t”, reperi ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka zbuluar se ajo vuan nga një sëmundje të rëndë, si tumori në kokë.

Ish gruaja e tij, Keisi, ende nuk e ka bërë ende një reagim direkt lidhur me këtë apo për rikthimin e tyre.

E pas deklaratave të Stresit të hënë ajo ka postuar një raft me çanta teksa shkrimi i postimit lë shumë për të kuptuar.

“Kush ka nevojë për dashuri kur ekziston kjo gjë që quhet shoping”, ka shkruar Keisi.

Duket se ajo lë të kuptohet se nuk e ka ndërmend t’i kthehet reperit./Lajmi.net/

Stre