Bylbyl Sokoli emërohet trajneri i Malishevës
Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli është emëruar trajneri i klubit të futbollit Malisheva. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të skuadrës së Superligës së Kosovës. Sokoli vjen në krye të Malishevës pas largimit të Sermaxhajt, transmeton lajmi.net. Ky është njoftimi i plotë lëshuar nga klubi: “????? ??????? ?? ?? ??????̈ ?????̈?????? ?? ????????? ?????? ??????…

Sport
Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli është emëruar trajneri i klubit të futbollit Malisheva.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të skuadrës së Superligës së Kosovës. Sokoli vjen në krye të Malishevës pas largimit të Sermaxhajt, transmeton lajmi.net.
Ky është njoftimi i plotë lëshuar nga klubi:
“????? ??????? ?? ?? ??????̈ ?????̈?????? ?? ????????? ?????? ??????
Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi.
Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyre në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme.
Aftësitë e tij të shkëlqyeshme të organizimit dhe menaxhimit së bashku me pasionin e tij për përsosmëri janë motivuese.
Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit.
Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të”./Lajmi.net/