Admirali Stuart Munsch: KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës

Situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar. Nëntë barrikada të vendosura prej gati dy javësh në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak e ka vështirësuar edhe më tepër situatën e sigurisë. Lidhur me këtë, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Stuart Munsch, ka deklaruar se KFOR-i…

Lajme

19/12/2022 21:40

Situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar.

Nëntë barrikada të vendosura prej gati dy javësh në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak e ka vështirësuar edhe më tepër situatën e sigurisë.

Lidhur me këtë, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Stuart Munsch, ka deklaruar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe se është i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitete kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Që nga tetori ne kemi shtuar praninë tonë, ndër të tjerash duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës edhe këtë javë. Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga demonstratat provokuese të forcës, për të ruajtur sigurinë e të gjitha komuniteteve”,tha ai, transmeton lajmi.net.

Tutje Munsch u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Ndryshe grupe të organizuara kriminale të serbëve në veri vazhdimisht kanë provokuar qytetarët në Mitrovicë dhe poashtu edhe zyrtarët policorë të Kosovës.

Këto situata të krijuar në veri të vendit ka bërë që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe nga Bashkimi Evropian të kërkohet vazhdimisht që Kosova dhe Serbia çdo situatë ta zgjidhin përmes dialogut./Lajmi.net/