Messi i nervozuar me Werghost pas ndeshjes – e quan budalla

Lionel Messi është parë tërë vrer pas ndeshjes së Argjentinës me Holandën në Kupën e Botës. Sulmuesi i Paris Saint Germain ishte i nervozuar, ndonëse ekipi i tij fitoi në fund të ndeshjes. Për ta marrë këtë triumf u desh që skuadrat t’u nënshtrohen penalltve, anipse Argjentina printe 2-0 deri afër fundit të ndeshjes. Ecuria…

Sport

10/12/2022 08:12

Lionel Messi është parë tërë vrer pas ndeshjes së Argjentinës me Holandën në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Paris Saint Germain ishte i nervozuar, ndonëse ekipi i tij fitoi në fund të ndeshjes.

Për ta marrë këtë triumf u desh që skuadrat t’u nënshtrohen penalltve, anipse Argjentina printe 2-0 deri afër fundit të ndeshjes.

Ecuria e kësaj loje dhe zënkat në fushë duket që nuk kaluan aq lehtë për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili, gjatë prononcimit për medie pas ndeshjes filloi të ngatërrohej me lojtarin e Holandës Werghost, që nuk shihej nga kamerat.

“Ç’po shikon, budalla? Vazhdo tutje”, iu drejtua argjentinasi lojtarit.

Messi pati edhe një zënkë me trajnerin e “tulipanëve”, Louis Van Gaal./Lajmi.net/