Real Madridi të hapur të ndajnë rrugët me Mendy
Real Madridi dhe Ferland Mendy mund të ndërpresin bashkëpunimin e tyre. Mbrojtësi i majtë ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2025, por një largim i hershëm i tij nuk mund të përjashtohet, transmeton lajmi.net. Agjenti i Ferland Mendy ia ka ofruar lojtarin shumë skuadrave të mëdha. Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, nëse ka një…
Sport
Real Madridi dhe Ferland Mendy mund të ndërpresin bashkëpunimin e tyre.
Mbrojtësi i majtë ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2025, por një largim i hershëm i tij nuk mund të përjashtohet, transmeton lajmi.net.
Agjenti i Ferland Mendy ia ka ofruar lojtarin shumë skuadrave të mëdha.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, nëse ka një ofertë të mirë, Real Madridi nuk do të jetë problem. Ancelotti tashmë ka dhënë miratimin për këtë shitje të mundshme.
Mbetet të shihet drejt cilës skuadër do vazhdojë karrierën francezi./Lajmi.net/